“Berisha një “kufomë” politike”, Muçi: Mekanizmi i patronazhistëve ka rënë
Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, i ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka theksuar se protesta ka vrarë frikën. Sipas tij, nëse Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme, dyshja Rama-Berisha nuk fiton më. Sipas tij, sistemi i patronazhimit tashmë ka rënë dhe vetë patronazhistët kanë frikë nga qytetarët. Pjesë nga biseda: Muçi: Duke qenë se protesta është e paprecedentë dhe efektet e saj janë të paprecedenta, sa më shumë zgjat protesta, aq më shumë shtrihet në vetëdijen e të gjithë qytetarëve. Kjo do të tregohet në rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme. Këtu mekanizmi i patronazhimit është shembur tashmë. Patronazhistët kanë frikë nga qytetarët. Dualiteti Berisha-Rama nuk është më. Borakaj: Mua më është dukur strategji nga ana e kryeministrit, pasi...
Burimi:
vizionplus.tv