Berisha ngre pikëpyetje për arrestimin e Agasit: Akt i vërtetë apo dorëzim me kushte?
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur me arrestimin e Ergys Agasit. Berisha ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e ndalimit të tij pranë vilës, nën shoqërinë e Uljan Shpatarakut. Ai e cilëson Agasin si “koordinator të plotfuqishëm të Edi Ramës me organizatat kriminale” dhe shpreh dyshime nëse arrestimi ishte “i vërtetë apo një dorëzim me kushte”. Kryedemokrati kërkon gjithashtu monitorim ndërkombëtar të procesit gjyqësor ndaj Agasit. Arrestimi i Ergys Agasit afër vilës së tij, në shoqërinë e ushtarit famëkeq të karteleve Uljan Shpataraku, ndonëse është një akt për t’u përshëndetur, ngre një sërë pikëpyetjesh:Së pari, a ishte ky një arrestim i vërtetë apo një dorëzim me kushte? Kjo pyetje lind sepse ai çdo natë ka fjetur kryesisht aty në...
Burimi:
javanews.al