Berisha nga forumi i IDU: Intensifikim i bashkëpunimit me partnerët, pasqyruam situatën e rëndë në Shqipëri
Në Forumin e IDU-së që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë, kyetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha ka zhvilluar një sërë takimesh ku ka mbajtur dhe një fjalë në panelin qendror të këtij forumi, pjesë e së cilit janë mbi 80 parti të djathta dhe konservatore. Z. Berisha u ndalur te zhvillimet politike në Shqipëri dhe bashkëpunimi ndërkombëtar i opozitës. Në një prononcim për mediat, kryetari i Partisë Demokratike e cilësoi ditën si intensive, duke e vënë theksin në veçanti te takimi me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç. Berisha bëri të ditur gjithashtu se ka zhvilluar një takim me presidentin e IDU-së dhe ish-kryeministrin e Kanadasë, Stephen Harper, me të cilin ndan një njohje të hershme. Kryetari i PD-së theksoi se IDU ka...
Burimi:
syri.net