Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare

Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi sot se ka kërkuar te Partitë Popullore Europiane mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare në Shqipëri. Po ashtu Berisha tha se informoi përfaqësuesit e partive të djathta se protesta nuk është thirrur nga PD, por mbështetet nga selia blu, pasi kërkesat janë shumë të drejta. “Unë paraqita situatën reale në Shqipëri, ku dhjetëra mijëra dhe qindra mijëra qytetarë janë ngritur kundër regjimit. Janë ngritur me kërkesa të drejta: dorëheqjen e Edi Ramës dhe anulimin e atyre ligjeve që janë një shkelje flagrante e ligjeve kushtetuese të vendit dhe direktivave kryesore të Komisionit Europian për mjedisin, për trashëgiminë kulturore, për mbrojtjen e natyrës. Denoncova me forcën më të madhe qëndrimin e papërgjegjshëm të Edi Ramës ndaj protestuesve dhe kërcënimet, talljet, fyerjet, etiketimet që...