Berisha: Ne nuk ndërhyjmë në punët e protestës, por e mbështesim fuqimisht atë
“Ne nuk ndërhyjmë në punët e protestës, por e mbështesim fuqimisht atë”. Kështu tha kreu demokrat gjatë deklaratës për mediat para godinës së SPAK. Zoti Berisha, meqë jemi te protesta, e keni kapur ju protestën? Sali Berisha: Absolutisht kurrë! Kurrë! Dhe ua them unë këtu. Qëndrimi ynë ka qenë që në fillim dhe ju duhet të keni shumë të qarta ato që deklaroj unë, kurrë nuk ndryshoj unë nga ato. Asnjë ndërhyrje në punët e saj. Nuk është protesta jonë, dhe e drejta dhe morali duhet të ishin të pamëshirshme ndaj atyre që përpiqen t'ia kapin apo manipulojnë atë protestë të rinjve shqiptarë. Po, kam deklaruar dhe deklaroj se bazuar në pesë kërkesat e tyre, Partia Demokratike mbështet me të gjitha mundësitë e saj protestën....
Burimi:
syri.net