Berisha: Ne jemi parti që e paraqet votën para jush. PS që nga 2009 e ka ekzekutuar votën, s’ka gjë më antidemokratike
Gjatë prononcimit për gazetarët, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se, Partia Demokratike është parti e transparencës, e cila e paraqet votën para qytetarëve. Sipas tij, PS e ka vrarë votën që në vitin 2009 dhe Edi Rama nuk bënë asnjë transparencë për votimet brenda partisë së tij. Pyetje: Për pjesën e asaj çfarë ndodhi ditën e sotme, ju keni thënë që prisni kritika, jeni Parti Demokratike, liberale... por sot asnjë zë kundër nuk u la të fliste... Sali Berisha: E ka gabim. Lësh të flasë, pa diskutim, dhe nuk i mohohet askujt. Çdo njeri shpreh mendimin. Por ka një moment. Unë ia thashë edhe çdo anëtari të Këshillit Kombëtar, në përputhje me statutin do të gëzojë çdo të drejtë. Të paraqesë rezolutë, të paraqitet, vetëm...
Burimi:
syri.net