Berisha: Ndërkombëtarët po e kuptojnë se çfarë përfaqëson Edi Rama në të vërtetë
Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjete sociale, kryetari i Partisë Demokratike u shpreh se, ndërkombëtarët po e kuptojnë gjithnjë e më qartë se çfarë përfaqëson në të vërtetë Edi Rama. Ai theksoi se ky proces është në rritje dhe do të thellohet me kohën. Berisha shtoi se Rama, vepron në mënyrë transaksionale dhe përpiqet të paraqitet ndryshe jashtë vendit, por kjo, nuk do të funksionojë në afatgjatë. Renis Haçkaj: Në Shqipëri, Edi Rama bën një mijë të zezat, kurse kur del në Europë, hap ekspozita, intervistohet me ambasadorë dhe hiqet si artist, të cilit i ka rënë barra e transformimit të Shqipërisë. Pra ai shfaqet ndryshe jashtë vendit e ndryshe brenda vendit. Nga sa mund të konstatoni ju, a e kuptojnë politikanët e huaj dyfytyrësinë...
Burimi:
syri.net