Berisha: Mijëra demokratë janë çdo natë në shesh, PD e respekton dhe mbështet pa kushte protestën

Berisha: Mijëra demokratë janë çdo natë në shesh, PD e respekton dhe mbështet pa kushte protestën

PD respekton dhe mbështet pa kushte protestën. Kështu u shpreh kryetari i PD, Sali Berisha, teksa mijëra qytetarë janë çdo natë në shesh kundër qeverisë së Edi Ramës. Në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha se protestuesit në shesh, vijnë thjesht si qytetarë dhe jo si partiakë. ‘Besoj se do të ishte e pafalshme në qoftë se ne nuk do ta respektonim këtë protestë rinore, qytetare, por ne absolutisht jemi të gatshëm të dalim në protestë në çdo kohë’, u shpreh Berisha. Bashkëbisedimi: Olsi Saraçi: Doktor, a nuk duhet që Partia Demokratike të jetë përsëri zyrtarisht në shesh duke iu bashkuar protestës, sepse dashur ose padashur protesta duke mos pasur kokë, po krijon një vakum politik i cili po prek jo vetëm protestën...