Berisha mesazh Ramës: Protesta është Vaterloja jote, largohu dhe përballu me drejtësinë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ndaj deklaratave të Edi Ramës pas protestës madhështore të qytetarëve, rinisë dhe diasporës, duke e cilësuar atë si një ngjarje që shefi i qeverisë po e përjeton si “Vaterlonë personale”. Përmes një videomesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Berisha tha se protesta e gjysmë milioni shqiptarëve dhe rrethimi masiv i Kryeministrisë përbënin një moment historik, të cilin Rama e ka përjetuar si një disfatë të rëndë politike. Lideri i opozitës i bëri thirrje Edi Ramës të largohet nga detyra dhe të përballet me drejtësinë. “Largohu sa më parë nga detyra dhe prit verdiktin e drejtësisë, e cila vonon, por nuk harron”, deklaroi Berisha. Videomesazhi i Kryetarit të PD-së, Prof. Dr. Sali Berisha Të dashur qytetarë dhe qytetare. Edi Rama...
Burimi:
javanews.al