Berisha: Mbështesim çdo protestë. Kreu i PD kërkon hetim të plotë edhe për vrasjen e policit Enea Mekolli
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi revoltën e qytetarëve para Kryeministrisë, duke theksuar se respekton protestën e tyre. Gjatë një komunikimi me gazetarët, Berisha vuri në dukje se PD ka axhendën e saj të protestave, por respekton çdo protestë të shoqërisë civile. “Qëndrimi ynë: ne mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, në mënyrë të palëkundur. Qëndrimi ynë është se ajo është një protestë që nuk është thirrur nga PD dhe nuk ka asnjë thirrje që të mbështetet nga PD. E kemi theksuar dhe e theksojmë: qytetarët e lirë kanë të drejtën të protestojnë për çdo gjë që ata e gjykojnë të arsyeshme.” Në konferencën për shtyp, Berisha u fokusua te vrasja e policit Enea Mekolli në krye të detyrës. Berisha i...
Burimi:
vizionplus.tv