Berisha komenton votën për IBAR, kreu i PD: Para votimit, u amendua. Ka pasur reflektime të mëdha të problemeve të adresuara
Drita jeshile dhënë nga Brukseli për të vijuar miratimin e IBAR për Shqipërinë u komentua nga kreu i opozitës, Sali Berisha. Duke folur në tryezën ‘Gratë politikane të rajonit, Suedisë dhe EPP-së bashkë për Integrimin’, Berisha shprehu besimin se unioni do e mbajë fokusin te rajoni. “IBAR u votua sot për Shqipërinë, por siç e keni dëgjuar ju, u amendua. U amendua në mënyrë serioze pas qëndrimit të qeverisë ndaj hetimeve, ndaj drejtësisë, ndaj luftës kundër korrupsionit. Pra, ka pasur reflektime të mëdha të problemeve për t’u adresuar”, tha ai. Për Berishën, integrimi i vendit në Bashkimin Europian është prioriteti kryesor i Partisë Demokratike. “Ne besojmë se një e ardhme në BE do të thotë më shumë liri, më shumë mirëqenie dhe më shumë siguri...
Burimi:
top-channel.tv