Berisha “justifikon” fitoren, kreu i PD: U votua me parimin “një anëtar, një votë”. Në PS dikton krimi

Berisha “justifikon” fitoren, kreu i PD: U votua me parimin “një anëtar, një votë”. Në PS dikton krimi

Vota e 40 mijë demokratëve që e rikonfirmuan në krye të Partisë Demokratike, për Sali Berishën është shembulli i një procesi të lirë dhe bën dallimin me forcat e tjera politike. Më anë të një reagimi në rrjetet sociale, Berisha sqaroi se zgjedhjet për kryetarin e PD të zhvilluara të shtunën u bazuan tek anëtarësia. “Në Shqipëri janë dy parti të mëdha. Partia Demokratike i zgjedh drejtuesit bazuar në demokracinë direkte dhe voton me parimin “një anëtar, një votë” në çdo proces zgjedhor. Kurse PS-ja, apo partia e krimit, ka zëvendësuar votën e anëtarëve me emërimin dhe fuqinë e krimit”, tha Berisha.  Kreu democrat ironizoi edhe mazhorancën, që sipas tij diktohet vetëm nga një person, kryeministri Edi Rama. “Kjo është e vërtetë kudo në botë,...