“Berisha ia dha detin Greqisë”, ngrihen tonet në studio, Kalaja-Nazarkos: S’pyes për partinë unë
Një debat me tone të forta është zhvilluar mes ish-kandidatit për deputet të PD-së, Aulon Kalaja dhe gazetarit Mentor Nazarko, teksa në fokus ishte çështja çame dhe marrëdhëniet me Greqinë. Gjatë diskutimit në “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Nazarko akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha për qëndrimin ndaj çështjes çame dhe marrëveshjes për detin me Greqinë. Kalaja i kërkoi Nazarkos që të mos mbrojë Ramën, duke u shprehur se për çështjen kombëtare ai nuk mbron partinë apo Berishën. DEBATI Nazarko: Doktori edhe e ka braktisur çështjen çame, edhe ia dha detin Greqisë. Në vizitën e Presidentit grek, në takimin me Moisiun…nëse përmendim komunitete shqiptare me referencë territoriale, Greqia thotë të ta quaj vorio-epir jugun e Shqipërisë. Kalaja: 14 vjet Rama s’ka bërë gjë për çështjen çame....
Burimi:
javanews.al