Berisha i vetmi në garë për kreun e PD, skualifikohen Sela e Mulaj: Nuk kanë profil të lartë politik!

Berisha i vetmi në garë për kreun e PD, skualifikohen Sela e Mulaj: Nuk kanë profil të lartë politik!

Sali Berisha do të jetë kandidati i vetëm në garën për kryetar të Partisë Demokratike. Edhe pse në fillim u paraqitën si kandidatë edhe Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj, ata janë skualifikuar nga Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) gjatë procesit të shqyrtimit të dokumentacionit. Sipas vendimit të KOKOE, skualifikimi i tyre erdhi pasi nuk përmbushnin kriteret statutore të përcaktuara nga partia. Konkretisht, u vlerësua se kandidatëve u mungonte profili i lartë politik si dhe eksperienca drejtuese në nivele elektorale kombëtare dhe rajonale. “Nga aplikimet e shqyrtuara rezulton se: Z. Sali BERISHA, anëtar i Partisë Demokratike, ka paraqitur kërkesë për kandidim, së bashku me dokumentacionin përkatës, sipas përcaktimeve të pikës 2 të vendimit nr.35/1 datë 18.03.2016 të KOKOE. Dokumentacioni është i plotë...