Berisha i vetëm në ‘garë’! Salianji: PD nuk e meriton të shuhet prej tij! Sela: Vendim i padrejtë, do të ndjek procedurat ligjore
foto ilustrim:berisha-salianji-sela TIRANË- Partia Demokratike njoftoi sot se Sali Berisha do të jetë kandidati i vetëm për kryetar në zgjedhjet e 23 majit. Vendimi i selisë blu ka nxitur reagime të forta brenda partisë, ku nuk vonoi reagimi publik i ish-deputetit Ervin Salianji. Përmes një postimi në rrjete sociale, Salianji kritikoi ashpër lidershipin e Berishës, duke e quajtur një lider tashmë të konsumuar. Sipas Salianjit, Partia Demokratike nuk mund t'i fitojë zgjedhjet me lidershipin aktual, dhe ngriti shqetësimin se PD po shkon drejt shuarjes. Ai u bëri thirrje demokratëve të mos heshtin dhe të mbrojnë partinë e masave dhe pushtetit. Postimi i Salianjit: Standardi mizerabël se si Berisha po trajton Partinë Demokratike shpreh mungesën e thellë të përgjegjësisë historike për sakrificat e demokratëve që prej 13...
Burimi:
zeri.ai