Berisha flet pas debatit në Këshillin Kombëtar: Çdo njeri ka të drejtë të shprehë mendimin e tij

Berisha flet pas debatit në Këshillin Kombëtar: Çdo njeri ka të drejtë të shprehë mendimin e tij

Sali Berisha TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për procesin e zgjedhjeve në Këshillin Kombëtar të PD, pak para nisjes së numërimit të votave. Berisha vlerësoi ekipin e kandidatëve të propozuar për postet drejtuese në parti, duke e cilësuar atë si një grup me përfaqësim të gjerë të figurave me eksperiencë dhe të rinjve. “Ky është një ekip me shumë personalitete, me një përfaqësim të madh nga rinia dhe me eksperiencë të spikatur në fusha të ndryshme. Në kompetencë, formim dhe përvojë është një nga ekipet më të mira që ka pasur kjo parti”, deklaroi Berisha. Ai u ndal edhe te zërat kritikë brenda mbledhjes së Këshillit Kombëtar, duke thënë se çdo anëtar i partisë ka të drejtë të shprehë qëndrimin e tij....