“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri
Analisti Martin Leka ka lëshuar deklarata të forta gjatë një interviste në “Balkan Update” në ABC News, ku ka denoncuar një ndërhyrje të rrezikshme të Iranit dhe qarqeve shoviniste greke në zhvillimet e brendshme politike në Shqipëri, përmes asaj që ai e cilësoi si një “luftë hibride të sofistikuar” për destabilizimin e vendit. Duke marrë shkas nga organizimi i protestave të opozitës, Leka hodhi akuza të rënda ndaj liderit të vetëshpallur të PD-së, Sali Berisha, të cilin e krahasoi me një “Ajatollah modern” që po e çon forcën e tij politike drejt shkërmoqjes pas 35 viteve në krye të saj. Sipas analistit, përfshirja e Iranit, një shtet në konflikt të hapur me SHBA-në dhe Izraelin, në protestat paqësore në Shqipëri është një sinjal alarmant që...
Burimi:
javanews.al