Berisha është i kapur nga Rama, Salianji zbardh pazaret “nën rrogoz” mes tyre, si kreu i PD merr leje e koncesione…

Berisha është i kapur nga Rama, Salianji zbardh pazaret “nën rrogoz” mes tyre, si kreu i PD merr leje e koncesione…

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, akuzon kreun e PD, Sali Berisha se po mban peng Partinë Demokratike duke qenë në bashkëpunim me kryeministrin dhe kryesocialistin Edi Rama. Në një intervistë për “MCN TV”, ish-deputeti Ervin Salianji zbardh pazaret “nën rrogoz” mes tyre, ndërsa thotë se qeveria i jep personave pranë Berishës leje dhe koncesione në mënyrë që kreu i PD, të qëndrojë në krye të Partisë Demokratike dhe të mos cenojë për asnjë moment Partinë Socialiste për të kthyer pushtetin. “Keni parë ju njeri me media të veta, me biznese të veta, me logjikë të vetën? I vetmi njeri që nuk ka probleme këtu me regjimin është Sali Berisha. Të tjerët kanë probleme: o kërcënohen, o futen në burg, siç më ka ndodhur mua;...