Berisha “djeg” pushimet verore për opozitën. Kandidat i vetëm? Kreu i PD: Proces demokratik, rivalët nuk futen në garë se s’kanë të sigurt rezultatin
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka “bllokuar” pushimet verore të tijve, pasi thotë se opozita do të vijojë betejën kundër “mafies më të rrezikshme në Evropë”. Në deklaratën e tij para gazetarëve, Berisha u shpreh se opozita do të angazhohet në “kryengritje paqësore” dhe në një “betejë të pandërprerë”. Ai shtoi se opozita, sipas tij, i ka shpallur luftë mafies në emër të shtetit ligjor dhe për këtë arsye “nuk mund të ketë asnjë pushim”. “Betejë, betejë dhe vetëm betejë”, përfundoi ai. “Opozita nuk ka pushime. Opozita ka kryengritje paqësore, betejë të pandërprerë me mafien më të rrezikshme të Evropës dhe njërën prej më të rrezikshmet në botë. Ndaj dhe ne, që i kemi shpallur luftë mafies në emër të shtetit ligjor, nuk...
Burimi:
top-channel.tv