Berisha: Call Center-at që grabisin pensionistët në Europë mbrohen nga shteti, shefat e komisariateve marrin nga 5 mijë euro
Në seancën plenare të kësaj të enjteje, 16 prill, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi mazhorancën që nuk po lejon ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare. “Parlamenti shqiptar nuk mbron më interesat e qytetarëve shqiptar por përdoret kundër qytetarëve. Për herë të parë në gjithë ekzistencën e parlamentit, mandatet e krimit nuk lejojnë ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare”, tha Berisha. Më tej kryedemokrati bëri akuza të forta për Call Center-at në Shqipëri, ku tha se grabisin pensionistët në qytete të ndryshme të botës dhe që ato po mbrohen nga shteti. Berisha akuzoi gjithashtu se shefat e komisariateve marrin nga 5 mijë euro në muaj nga Call Center-at. “Edhe sot që po flasim në qytetet e Shqipërisë zhvillohet një nga veprimtaritë më të gjera kriminale. Këto ditë...
Burimi:
javanews.al