Berisha bën thirrje për mobilizim për protestën e radhën: Duhet të bëjmë gjithçka për suksesin e saj
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për mobilizim për protestën e radhës, duke e cilësuar atë si një përpjekje për mbrojtjen e demokracisë dhe të ardhmes së vendit. Në deklaratën e tij, Berisha u shpreh se suksesi i protestës do të ishte “nderimi më i madh” për viktimat e diktaturës dhe për ata që kanë sakrifikuar për lirinë. Berisha: Ndaj dhe, nderimi më i madh që ne u bëjmë viktimave të asaj diktature është të luftojmë me të gjitha mundësitë tona këtë regjim, këtë diktaturë autoritare që po shkatërron si asnjë regjim tjetër qenien shqiptare, që është një rrezik ekzistencial për kombin tonë. Një protestë e madhe qytetare rinore është në vazhdim. Duhet të bëjmë gjithçka që të finalizohet me sukses misioni...
Burimi:
javanews.al