Berisha: Balluku drejt arratisë! Kreu i PD thotë se Rama po përgatit largimin e saj për t’i shpëtuar arrestimit
Nga SPAK, ku i duhet të paraqitet për të firmosur detyrimin e paraqitjes, Sali Berisha hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ish-numrit dy të qeverisë Belinda Balluku. Sipas tij, burime të sigurta e kanë informuar se Rama po përgatit arratinë e saj. “E keni marrë vesh, po i përgatit Lubisë arratisjen. Po i përgatit absolutisht Lubisë largimin në një shtet tjetër. Këtë e kam nga burime të mirëinformuara. Mendon se mos po i sjellin ndonjë fletë-arresti tjetër nga SPAK-u dhe ajo të gdhihet në një shtet tjetër, diku tjetër. Nuk them dot 100% e vërteta se… po por burime që në të vërtetë janë burime të besueshme, janë serioze. A po e përgatit dhe për vete ai këtë? Ju garantoj që edhe...
Burimi:
vizionplus.tv