No Image Available

Berisha akuza Ramës: Fshehu raportin e PE për Shqipërinë dhe mashtroi shqiptarët

Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha përmes një videomesazhi në rrjette sociale akuzoi kryeministrin Rama se në komunikimin e tij të së dielës shmangu qëllimisht diskutimin mbi raportin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian për Shqipërinë, duke e cilësuar atë një dokument kritik ndaj qeverisë dhe procesit zgjedhor në vend. Sipas Berishës raporti evidenton problematika serioze në zgjedhjet në Shqipëri si: blerjen e votës, financimet e paligjshme dhe fshirjen e kufirit mes institucioneve shtetërore dhe strukturave partiake. Kreu i opozitës thekson se në dokument kërkohet heqja e imunitetit “pa pengesa dhe me përparësi”, ndërsa kritikon faktin që zyrtarë të lartë të qeverisë vijojnë të mbajnë funksione publike, duke e lidhur me rastin e Belinda Ballukut. Në fund të reagimit, Berisha kritikoi...