Berisha akuza mazhorancës: Ju jeni armiqtë e vërtetë të integrimit, e keni hipokrizi
Sali Berisha akuzoi mazhorancën se procesin e integrimit po e bazon në mashtrime, censurë dhe fshehje të së vërtetës. Kreu i PD nga foltorja e Kuvendit shtoi se këto 5 muaj në Bruksel ka pasur debate intensive për Shqipërinë. “Ju e ndërmerrni këtë proces të bazuar në mashtrime, manipulime, censurë, fshehje të të vërtetave. Ky është dallimi që ekziston mes nesh dhe jush. PD ka deklaruar në atë kohë se Shqipëria nuk plotëson asnjë kriter veç atij gjeopolitik, por mbështesim integrimin në BE. Gradualisht, ju faktuat ato që ne kishim thënë për ju. Faktuat me vepra konkrete se jeni jo për integrimin, por plaçkitjen, pasurimin e paligjshëm të shqiptarëve. Ky 5-mujor, ka qenë 5-mujori i interesit maksimal i debateve më intensive në Bruksel për Shqipërinë”,...
Burimi:
vizionplus.tv