Beqiri: Rama ka identifikuar hallet e qytetarëve, mandati i katërt kërkon korrigjime dhe përgjegjësi të reja
Avokati Idajet Beqiri, i ftuar në studion e emisionit “3D nga Alban Dudushi” në RTSH, deklaroi se protestat shërbejnë gjithmonë si një mundësi për reflektim, duke vlerësuar se kryeministri ka treguar një qasje serioze ndaj shqetësimeve të qytetarëve. Sipas Beqirit, kryeministri ka identifikuar problematikat kryesore me të cilat përballen shqiptarët dhe është i vetëdijshëm për sfidat që e presin qeverinë në mandatin e katërt. Beqiri theksoi se gjatë qeverisjes së deritanishme janë realizuar reforma dhe investime të rëndësishme, duke përmendur reformën në drejtësi, zhvillimin e infrastrukturës, përmirësimin e imazhit ndërkombëtar të Shqipërisë dhe rritjen e turizmit. “Domethënë, gjithmonë nxirren mësime nga protestat. Edhe në këtë aspekt unë shoh një reflektim serioz sot të kryeministrit, sepse ai diti të ndajë se cilat janë hallet e vërteta...
Burimi:
javanews.al