Beqaj reagon pas lirimit: Kam qëndruar padrejtësisht 25 muaj në paraburgim! Berishën e pres si dëshmitar në shtator

Beqaj reagon pas lirimit: Kam qëndruar padrejtësisht 25 muaj në paraburgim! Berishën e pres si dëshmitar në shtator

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar publikisht pasi u lirua nga paraburgimi dhe ndaj tij u caktua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”. Në një deklaratë të shpërndarë nga avokati i tij, Ermal Yzeiraj, Beqaj deklaron se ka qëndruar padrejtësisht në paraburgim për 25 muaj, duke theksuar se nuk është dënuar nga asnjë gjykatë dhe se ndaj tij vijojnë hetimet e SPAK-ut. Sipas Beqajt, gjykata konstatoi se afatet ligjore të paraburgimit kishin përfunduar, duke e bërë të pavlefshëm vendimin e mëparshëm për mbajtjen e tij në qeli. Ai shton se ky fakt është pranuar edhe nga përfaqësuesi i organit të akuzës. Ai ka dhe një përgjigje për ish-kryeministrin Sali Berisha. Postimi i Beqajt: Fundi i një paraburgimi të pajustifikuar! Dje pati shumë lajme se...