Beleri: Për 360 euro kam qëndruar në burg 16 muaj, nuk jam nga ata me të cilët më krahason Rama
Fredi Beleri gjatë një interviste për Euronews Albania ka folur mbi qëndrimin e kryministrit Rama gjatë Forumit Ekonomik në Delphit i cili përmendi çështjen e Fredi Belerit. Rama tha se një kryebashkiak do ta kishte ëndërr që të dilte nga burgu edhe të bëhej eurodeputet, por sot vazhdojnë të jenë në burg duke iu referuar rastit të Veliaj. Kryministri e pranoi se çështja Beleri ndikoi në marrëdhënien mes dy vendeve. Vetë Fredi Beleri e pranoi se vepra penale e tij ishte 360 euro. Për ato 360 euro qëndroi në burg 16 muaj. “Fakti që unë sot kam luksin të jem deputet dhe kam nderin të jem votuar nga 250.000 qytetarë grekë, nuk më bën aspak të harroj padrejtësinë që më ka bërë zoti Rama. Nuk...
Burimi:
javanews.al