“Bëhu mbret”, Rama sqaron letrën e arkitektit: Autori përdor satirën dhe ironinë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj polemikave që kanë shoqëruar librin “The Albanian Files”, duke u ndalur te letra e arkitektit Reinier de Graaf, në të cilën, në mënyrë ironike, i sugjerohet të bëhet “mbret” në vend që të zhvillohen zgjedhje Në podkastin “Flasim”, Rama tha se teksti është keqinterpretuar dhe përdoret si pjesë e një “inkuizicioni” ndaj botimit. Sipas kreut të qeverisë, letra nuk është një thirrje politike, por një tekst me natyrë satirike dhe autoironike, në përputhje me stilin e njohur të autorit. Sakaq Rama theksoi se “The Albanian Files” është një projekt editorial i pavarur, ku secili arkitekt ka pasur liri të plotë për të zgjedhur tekstet dhe materialet e tij, pa ndërhyrje apo censurë. “Ky libër quhet “The Albanian Files”. Është...
Burimi:
ntv.al