Begaj: Shqipëria riafirmon mbështetjen e palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore në Kiev, si edhe në ceremonitë për Ditën e Shtetformimit të Ukrainës. Kreu i shtetit riafirmoi mbështetjen e Shqipërisë për sovranitetin, integritetin territorial, rimëkëmbjen dhe integrimin evropian të Ukrainës. “Shqipëria ka qenë e qartë dhe e palëkundur në mbështetjen e saj për Ukrainën. Ne qëndrojmë në mbështetje të pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit tuaj territorial brenda kufijve tuaj të njohur ndërkombëtarisht. Gjithashtu, mbështesim arritjen e një paqeje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme, që respekton Kartën e Kombeve të Bashkuara, të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat legjitime të popullit ukrainas”, deklaroi Kreu i Shtetit. Mesazhet që Presidenti i Republikës përcolli në samit u fokusuan në forcimin e bashkëpunimin për sigurinë dhe qëndrueshmërinë përballë kërcënimeve të...
Burimi:
vizionplus.tv