Begaj dekreton huanë 302 milionë dollarë nga SHBA, Shqipëria drejt blerjes së armatimeve të reja

Begaj dekreton huanë 302 milionë dollarë nga SHBA, Shqipëria drejt blerjes së armatimeve të reja

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar marrëveshjen e huasë me vlerë 302 milionë dollarë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila lidhet me financimin e jashtëm ushtarak Foreign Military Financing (FMF) për sektorin e mbrojtjes. Marrëveshja u miratua në Kuvend më 27 korrik me votat e shumicës socialiste, ndërsa negociatat mes Tiranës dhe Uashingtonit për këtë financim kanë nisur që në vitin 2024. Sipas marrëveshjes, e gjithë shuma do të përdoret për blerjen e pajisjeve dhe sistemeve ushtarake amerikane. Shqipëria synon të sigurojë mjete dhe kapacitete të reja për Forcat e Armatosura, përfshirë edhe sisteme me përdorim luftarak. Dy vitet e para të zbatimit të marrëveshjes parashikohen si periudhë për përcaktimin përfundimtar të llojeve të pajisjeve dhe sasisë që do të...