BE vë në pikëpyetje qendrat italiane të emigrantëve në Gjadër
Qendrat e emigrantëve të ngritura nga Italia në Shqipëri, në Gjadëer, janë vënë nën vëzhgimin e institucioneve europiane, pasi Avokatja e Përgjithshme e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian, Laila Medina, ka shprehur dyshime mbi përputhshmërinë e tyre me standardet e BE-së për mbrojtjen e azilkërkuesve. Në opinionin e saj, Medina thekson se shtetet anëtare kanë të drejtë të vendosin qendra pritjeje ose ndalimi për emigrantët edhe jashtë territorit të Bashkimit Evropian, përfshirë në Shqipëri, pasi legjislacioni europian nuk kufizon vendndodhjen gjeografike të këtyre strukturave. Megjithatë, ajo nënvizon se këto qendra duhet të respektojnë plotësisht garancitë dhe standardet e përcaktuara nga e drejta e BE-së për azilin. Sipas saj, protokolli i nënshkruar mes Italisë dhe Shqipërisë, si edhe legjislacioni italian që rregullon funksionimin e qendrave,...
Burimi:
javanews.al