“BE rrëzoi raportin për Ramën me 32 amendime”, Berisha: Me këtë qeveri nuk ka integrim në BE

“BE rrëzoi raportin për Ramën me 32 amendime”, Berisha: Me këtë qeveri nuk ka integrim në BE

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit në rubrikën “Shënimet e Javës”, duke theksuar se me Edi Ramën në krye të qeverisë nuk ka integrim të Shqipërisë në BE. Përmes një video-mesazhi kreu i selisë blu tha se BE bëri 32 amendime të forta, që provuan se Rama ka shkelur parimet e luftës anti-korrupsion dhe ato të transparencës. Po ashtu Berisha i konsideroi sipërmarrjet digjitale të qeverisë si kopshte private të vjedhjes. “Sa i takon IBAR-it të gjithë shqiptarët e morën vesh, se u bënë 32 amendime nga më të fortat, me të cilat provuan se Edi Rama ka shkelur parimet më kryesore të luftës kundër korrupsionit dhe transparencës. Shprehim mirënjohje për të gjitha vendet anëtare që përmbysën atë raport, dhe i dhanë...