BE merr garanci nga Tirana për projektin në Sazan, Marta Kos: E drejta e protestës po respektohet

BE merr garanci nga Tirana për projektin në Sazan, Marta Kos: E drejta e protestës po respektohet

Ferit Hoxha dhe Marta Kos BRUKSEL-Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, deklaroi të hënën se qeveria shqiptare ka garantuar Komisionin Evropian se projekti turistik prej më shumë se 1.4 miliardë eurosh, i lidhur me Jared Kushner, do të respektojë standardet mjedisore evropiane. Kos zbuloi se në Tiranë kishte qenë për vizitë drejtori për Ballkanin Perëndimor, i cili ishte takuar me ministrin e Mjedisit. Ajo deklaroi se përmes komunikimeve me autoritetet shqiptare Sipas saj, procesi do të monitorohet nga afër në kuadër të negociatave të anëtarësimit. “Ne kemi marrë garanci nga qeveria e Shqipërisë se do të kryhet një vlerësim i plotë i ndikimit në mjedis dhe se standardet evropiane të mjedisit do të respektohen”, tha Kos gjatë një konference për shtyp, shkruan euronews. Komisionerja...