‘BE me meritë, jo politikë’, Gjekmarkaj në Parlamentin e Austrisë: Integrimi të bazohet tek shteti i së drejtës
Nënkryetari i Parlamentit, Agron Gjekmarkaj, në vijim të vizitës zyrtare në Parlamentin e Austrisë, zhvilloi një takim me kryetarin e Grupit Parlamentar të Miqësisë Austri–Shqipëri, Michael Hammer, si edhe me anëtarë të këtij grupi parlamentar. Gjatë takimit, Gjekmarkaj falënderoi z. Hammer dhe deputetët austriakë për kontributin e tyre në forcimin e miqësisë mes dy popujve dhe parlamenteve, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Austria i ka dhënë Shqipërisë në proceset demokratike dhe integrimin europian. Ai theksoi se integrimi europian duhet të mbetet një proces i bazuar mbi meritën, standardet demokratike dhe shtetin e së drejtës, e jo thjesht mbi konsiderata gjeopolitike. Nënkryetari i Parlamentit ndau gjithashtu shqetësimin lidhur me zgjedhjet e 11 majit, problematikat e evidentuara edhe në raportin e OSBE/ODIHR-it, nevojën për më...
Burimi:
sot.com.al