BE i jep dritën jeshile Shqipërisë për mbylljen e tre kapitujve negociues! Çfarë pritet më 14 korrik?
flamujt e be dhe shteteve anetare TIRANË- Shqipëria pritet të shënojë një zhvillim të ri në procesin e integrimit në Bashkimin Europian, pasi javën e ardhshme, më 14 korrik, mund të mbyllen tre nga kapitujt e parë të negociatave të anëtarësimit. Sipas burimeve dhe raportimeve të agjencisë rajonale të lajmeve DTT, me propozim të presidencës irlandeze të Këshillit të BE-së, ambasadorët e 27 shteteve anëtare kanë nisur diskutimet për mbylljen e kapitujve 25 (Shkenca dhe Kërkimi Shkencor), 26 (Arsimi dhe Kultura) dhe 30 (Marrëdhëniet me Jashtë). Nëse procedura përfundon sipas këtij kalendari dhe shtetet anëtare japin dritën jeshile, Shqipëria do të mbyllë për herë të parë kapituj negociues në procesin e anëtarësimit, duke hyrë në një fazë të re të negociatave me Bashkimin Evropian. Sa i...
Burimi:
zeri.ai