“BE gaboi që i la SHBA-së negociatat me Moskën”/ Berisha reagon pas intervistës së Ramës: Ka filluar t’i japë këshilla Europës, i drejtohej Putin-it si të ishte…

“BE gaboi që i la SHBA-së negociatat me Moskën”/ Berisha reagon pas intervistës së Ramës: Ka filluar t’i japë këshilla Europës, i drejtohej Putin-it si të ishte…

Sali Berisha komentoi intervistën e kryeministrit Edi Rama për të përditshmen estoneze “Postimees”, ku u ndal te kritikat e kreut të qeverisë ndaj Europës për Rusinë. Me ironi, kreu i selisë blu, u shpreh për Ramën se ‘ka filluar t’i japë këshilla Europës për Rusinë’. “E pyeste gazetari në Estoni, pasi ia rreshtonte akuzat për korrupsion. Përgjigjja e tij ishte: “Ja pse Komisioni Europian dhe institucionet e tjera na vlerësojnë ne, për shkak të këtyre budallallëqeve që thuhen kundër nesh.” Kjo ishte përgjigjja e një njeriu që ka humbur mendjen dhe tani, si një aset i regjistruar apo influencues rus, ka filluar t’i japë këshilla Europës për Rusinë. U thotë që Vladimir Vladimiroviç, i drejtohet Putinit sikur të ishte nëpunës në administratën ruse. Në administratë,...