Baton Haxhiu kritikon Ramën: Ka gabuar me turin nëpër bashki, duhet gjuhë dhe komunikim tjetër…

Baton Haxhiu kritikon Ramën: Ka gabuar me turin nëpër bashki, duhet gjuhë dhe komunikim tjetër…

Analisti Baton Haxhiu, ka kritikuar Edi Ramën dhe Partinë Socialiste për mënyrën se si i ka trajtuar protestat, duke deklaruar në emisionin Të Paekspozuarit, se turi nëpër bashki për të festuar përvjetorin e PS është i gabuar. “Mendoj se PS ka gabuar me turin e vet, ka gabuar seriozisht, me turin e vet nëpër bashki në festën për 35 vjetor. Modeli është se një vend, kur e ka një parti politike të fortë dhe ka pushtetin, pushteti flet me veprime të saj dhe nuk i kthehet kujtesës. Kujtesës i është kthyer Berisha. Nuk kam pritur që PS të ndërtojë rrëfimin përtej kujtesës. Kjo po ndodh në një moment kur njerëzit janë në rrugë, duan gjuhë dhe komunikim tjetër. Kujtesa realisht është problem dhe arrogancë e PS...