Bashkoi votat me PS për rezolutën e BE-së, Lubonja: Berisha paradoksal! Akuzon Gonzaton si ambasador i Ramës, por…

Bashkoi votat me PS për rezolutën e BE-së, Lubonja: Berisha paradoksal! Akuzon Gonzaton si ambasador i Ramës, por…

Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend. I ftuar në studion e News24, Lubonja është ndalur në atë që ndodhi në seancën e fundit plenare në Kuvend, ku opozita bashkoi votat me mazhorancën dhe votoi rezolutën që lidhej me integrimin në BE të Shqipërisë. Lubonja u shpreh se qendrimi i opozitës është paradoksal dhe bie në kundërshtim me atë që opozita po përpiqet të bëjë jashtë vendit, me informimin e Brukselit mbi atë që opozita e quan si narko-regjim. “Rezolutë paradoksale, nga një anë opozita thotë këtu jemi në narkoshtet dhe Rama kontrollon gjithçka e nuk ka zgjedhje të lira, nga ana tjetër edhe pse bëjnë aksion komunikativ politik në Europë se si është gjendja, bën një rezolutë të përbashkët....