“Bashkohuni me studentët”, Tabaku mbështet protestën në Shkup: Gjuha amtare, çështje dinjiteti njerëzor

“Bashkohuni me studentët”, Tabaku mbështet protestën në Shkup: Gjuha amtare, çështje dinjiteti njerëzor

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, mbështet protestën që do të mbahet në Shkup më 18 maj, në solidaritet me studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Ndërsa ka shpërndarë banerin e protestës, në mesazhin e saj Tabaku vë në dukje rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke vënë theksin te gjuha amtare, identiteti dhe dinjiteti njerëzor. Ajo po ashtu nënvizon se mbrojtja e gjuhës amtare nuk është vetëm një çështje politike, por një çështje dinjiteti njerëzor. “Ka momente në histori kur një popull nuk kërkon privilegje. Nuk kërkon favore. Kërkon vetëm të drejtën për të qenë vetvetja. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë të drejta që nuk mund të zhbëhen, nuk mund të relativizohen dhe nuk mund t’u hiqen nga...