Bardhi replikon me Ramën: Eurodeputetët miratuan amendamentet e opozitës të refuzuara nga PS

Bardhi replikon me Ramën: Eurodeputetët miratuan amendamentet e opozitës të refuzuara nga PS

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ka replikuar kryeministrit Edi Rama. Bardhi shkruan në Facebook se eurodeputetët në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri miratuan të gjitha amendamentet e opozitës që ishin refuzuar nga Partia Socialiste, shkruan A2. Ndër të tjera, Bardhi shkroi se Ramën në Parlamentin Evropian e shihnin si “klloun të korruptuar”. Postimi i Gazment Bardhit: VLERËSIMI: ★✩✩✩✩ Kaq përgjigje meriton, se të ka dalë boja fare! Vështirë të të marrësh seriozisht. Kushdo në Parlamentin Europian të shihte si Klloun të korruptuar dhe zar të krimit të organizuar! Gënjeshtrat e tua nuk i beson as vetë. Po! Rruga që ke marrë është e pandalshme. Ti dhe Rilindja do të përfundoni në koshin e plehrave të historisë! Sqarim për qytetarët: Dikush...