Bardhi përshëndet rezolutën PE: Problem themelor mbetet mbrojtja politike që Rama i bën korrupsionit
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka përshëndetur votimin e raportit nga ana e Parlamentit Europian për ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit. Bardhi thekson se të gjitha grupimet e kanë mbështetur ecurinë e Shqipërisë, ndonëse, sipas tij, ky proces kalon vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, si dhe luftës pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. “Jam i lumtur sepse Parlamenti Europian ka rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të secilit grupim brenda këtij parlamenti për integrimin europian të Shqipërisë. Mirëpo, ka ritheksuar atë që opozita e ngre me shqetësim prej vitesh: se ky proces kalon vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe, sigurisht, luftës pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.” Kreu i Grupit të...
Burimi:
syri.net