Bardhi i përgjigjet Ramës pas mbledhjes BE-Shqipëri: Të ka dalë boja, Europa pa korrupsionin tënd
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Edi Ramës lidhur mbledhjen e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Bardhi ka akuzuar Ramën se po përpiqet të manipulojë opinionin publik, ndërsa sipas tij, eurodeputetët europianë kanë mbështetur amendamentet e opozitës që lidhen me korrupsionin, drejtësinë dhe përdorimin e burimeve shtetërore. , Dikush ta njoftojë Edi Ramën se eurodeputetët në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri miratuan të gjitha amendamentet e opozitës, të cilat PS i refuzoi, , shkruan Bardhi. Bardhi ka ironizuar kryeministrin duke thënë se , gënjeshtrat e tij nuk i beson as vetë, dhe se rruga politike e Ramës dhe e Rilindjes, sipas tij, është drejt fundit. Reagimi i Gazment Bardhit: VLERËSIMI: ★✩✩✩✩...
Burimi:
syri.net