Bardhi i përgjigjet Ramës: ‘Aruba’ nuk është algoritëm, por dosje me foto dhe video…
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili e cilësoi çështjen e njohur si “Aruba” një produkt të “algoritmit”. Bardhi kundërshton këtë pretendim, duke theksuar se të dhënat nuk burojnë nga rrjetet sociale apo spekulimet mediatike, por nga përgjime zyrtare të autoriteteve belge të përfshira në dosjen e SPAK-ut. Sipas tij, dokumentet hetimore flasin për takime të personave nën hetim me funksionarë të lartë shtetërorë shqiptarë në Aruba, ndërsa akuzon Ramën se nuk mund të fshehë faktet dhe provat e administruara nga drejtësia me deklarata politike. Reagimi i Bardhit: Edi Rama ka deklaruar sot se: “Ndërkohë Auruba është bërë e vërtetë. Është nxjerrë në këtë fushën e algoritmit. Siç është bërë e vërtetë që...
Burimi:
syri.net