Banorët e Klosit nisin protestën kundër shkrirjes së bashkisë: Anëtarët e PS dhe PD të djegin teserat…

Banorët e Klosit nisin protestën kundër shkrirjes së bashkisë: Anëtarët e PS dhe PD të djegin teserat…

Ka nisur protesta në qendër të qytetit të Klosit, kundër vendimit të qeverisë për shkrirjen e Bashkisë Klos dhe bashkimin e saj me Bashkinë Mat. Qytetarë të shumtë, pa dallime politike, i janë bashkuar protestës, duke kundërshtuar këtë vendim dhe duke kërkuar që Bashkia Klos të ruajë statusin e saj aktual. “Anëtarët e PS dhe PD të djegin teserat…Referundum nëse nuk binden”, është shprehur një protestues. Protestuesit janë shprehur se nuk do t’i ndalin protestat deri në tërheqjen e vendimit, ndërsa kanë paralajmëruar edhe përshkallëzim deri ne bllokimin e Rrugës së Arbrit. “Me mirë të na bashkojnë me Tiranën sesa me Matin”, janë shprehur disa prej protestuesve. Ata kanë paralajmëruar gjithashtu se, nëse Bashkia Klos do të bashkohet me Bashkinë Mat, banorët e Klosit mund...