Banka Europiane financim për bizneset shqiptare, Rama: Nuk kemi plan B përveç BE-së

Banka Europiane financim për bizneset shqiptare, Rama: Nuk kemi plan B përveç BE-së

Këtë të martë, 12 maj, u nënshkrua marrëveshja për linjën e re të financimit ndërmjet Bankës Europiane të Investimeve dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania, për të mbështetur bizneset e vogla e të mesme shqiptare në inovacion, digjitalizim, teknologji dhe investime të gjelbra. Kjo marrëveshje parashikon 20 milionë euro linjë kreditimi, shoqëruar me një 10% stimul granti. Kryeministri Edi Rama ishte prezent në këtë moment me rëndësi për ekonominë shqiptare, ku ritheksoi faktin se Bashkimi Europian mbetet i vetmi “shteg” për vendin tonë. “Jam vërtet i lumtur që më në fund të mirëpres presidenten, më në fund ja dole pas ca kohësh!”, tha në nisje të fjalës së tij për Nadia Calviño, Presidenten e Bankës Europiane të Investimeve. “Për ne është shumë e rëndësishme mbështetja e...