“Bandë muskujsh pa tru”, Rama reagon për herë të parë për dhunën në Zvërnec: Nesër në 10:00, radha ime të flas!
Edi Rama TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me incidentin e rëndë që ndodhi, më 30 maj, gjatë protestës kundër projektit në Zvërnec, ku punonjësit e shoqërisë private të sigurisë së kantierit 'Major Security' goditën me grusht dhe tërhoqën zvarrë njërin prej protestuesve. Kreu i qeverisë ka përshëndetur Policinë e Shtetit për reagimin, ndërsa i ka cilësuar rojet e sigurisë së kompanisë private "Major Security", 'bandë muskujsh pa tru'. Rama shprehet se nuk do të ketë tolerancë për uniformat blu që cënojnë besimin e publikut, duke iu referuar hetimit të nisur ndaj Policisë së Vlorës dhe pezullimit nga detyra të drejtorit vendor të saj, Elidon Çela. Nga ana tjetër sa i përket ndërtimit nga kompania “Zvërnec South Adriatic Development” dhe projektit, Rama njofton se do të...
Burimi:
zeri.ai