Balluku në SPAK/ Bardhi: Duhet të ishte me pranga në duar, por vazhdon të shëtisë e lirë
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas zhvillimeve të reja në çështjen ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur për akuza të tjera që lidhen me ushtrimin e funksionit publik. Në një deklaratë publike, Bardhi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po i ofron mbështetje politike Ballukut, ndërsa ka kritikuar Prokurorinë e Posaçme për atë që ai e cilëson si mungesë reagimi të mjaftueshëm ndaj situatës. Sipas kreut të grupit parlamentar të PD-së, shtimi i akuzave ndaj Ballukut konfirmon qëndrimin e opozitës për nevojën e heqjes së imunitetit parlamentar të saj dhe marrjen e masave më të forta procedurale. REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI Duhet të ishte me pranga në duar, por...
Burimi:
ntv.al