Balluku dhe Rama po tentojnë të arratiset? Berisha bën deklaratën e fortë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë sot një deklaratë të fortë, ndërsa theksoi se Rama po planifikon që ti sigurojë azil politik Belinda Ballukut, nën akuzë nga SPAK për korrupsion. Ai tha se po ashtu Rama po mendon që të shpëtojë dhe kokën e vetë. “Së pari ai është marrë me azilin e Lubi Ballukut, kjo është e vërteta.E vërteta tjetër është se dosjet e rënda të shqyrtuara trehgojnë se Balluku dhe Rama janë bashkëdrejtues të një organiztate të strukturuar kriminale.Rama po mendon të largohet, po e ndjek dhe opozita është e gatshme dhe u bën thirrje vendeve me të cilat Shqipëria ka marrëveshje të refuzojnë kërkesat e çdo politikani, por sidomos Ramës dhe ministrave të tij”, deklaroi Berisha.
Burimi:
ntv.al