Balliu pas qëndrimit të ambasadorit britanik: Berisha është shpallur i korruptuar
Alesia Balliu anëtarja e PD-së që ka garuar për të qenë kryetare e PD-së, që është përjashtuar nga gara, ka akuzuar ashpër Sali berishën, pas një deklarate të ambasadorit të Britanisë, në lidhje me shpalljen Non Grata. Postimi i Balliut E morre vesh për “non gratën”, Berishë frikacaku? Ambasadori britanik foli qartë: “non grata” e Sali Berishës nuk është politike, por ligjore. Je shpallur i korruptuar, Berishë. Prandaj boll mashtruat demokratët me përralla se do të hiqet sot, nesër apo pasnesër. Për vite me radhë, një pjesë e PD-së është mbajtur peng me gënjeshtra, thashetheme dhe propagandë, vetëm që Berisha dhe rrethi i tij të ruajnë pushtetin, influencën dhe pasurinë. Ndërkohë demokratët humbin kohë, energji dhe opozita mbetet pa të ardhme. Berisha pasurohet, demokratët varfërohen!...
Burimi:
javanews.al