Balla sulmon Qosen: Pa asnjë punë prej tre vitesh, në kulm të sezonit shkallmon qendrën e Kavajës!

Balla sulmon Qosen: Pa asnjë punë prej tre vitesh, në kulm të sezonit shkallmon qendrën e Kavajës!

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla, ka sulmuar Kryetarin e Bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja, për nisjen e punimeve në bulevardin kryesor të qytetit në kulmin e sezonit turistik, duke e cilësuar vendimin një dëm për ekonominë lokale dhe bizneset. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Balla akuzoi Qosen  se, pas tre vitesh pa investime të dukshme, ka zgjedhur pikërisht muajt e verës për të prishur sheshin qendror të Kavajës. “Po si ka mundësi që mjafton të kesh vulën e bufit dhe janë të gjithë njëlloj. Pas tre vitesh, pa asnjë punë, sot, mu në kulm të sezonit, shkallmohet qendra e Kavajës”, shprehet Balla. Sipas tij, po hiqen pllakat e gurit që i jepnin sheshit një pamje europiane mesdhetare...